Tre persona kanë rënë në prangat e plicisë në Elbasan, për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ka rënë, K. Z., 44 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë;
B.B., 23 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;
Ilir Kovaçi, 40 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 3 muaj burgim, për vjedhje të energjisë elektrike.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel