Monumenti Buzludzha/ UFO sovjetike e Bullgarisë që ende vrojton për ‘armiq imperialistë’ nga kodrat e Sofjes (fotot)

08/03/2023 16:33

Dy orë larg nga kryeqyteti bullgar Sofie, një rrugë me kthesa, tashmë e pamirëmbajtur të çon në malin Buzludzha, ku gjendet dhe struktura e frikshme ish-sovjetike e njohur si “UFO e Bullgarisë.”

E ngritur në majë të një kodre, struktura e çuditshme e betonit të epokës sovjetike shikon nga disa km larg dhe frymëzon emocion të gjithë ata që e shikojnë për herë të parë, shkruan rrjeti CNN.

Ylli i kuq komunist shihet ende në lapidarin rreth 70m të lartë teksa në bazën e tij gjendet ndërtimi në formë anijeje kozmike që duket sikur ka dalë nga një film fantastik, prandaj dhe referimi i saj si ‘UFO’ është më se i justifikuar.

“Buzludzha Monument,” ka tërhequr prej kohësh eksplorues nga e gjithë kohë që prej viteve  1990-të.

Megjithse ka qindra memorialë komuniste të braktisura në Ballkan, pak zotërojnë intrigën e monumentit në Buzludzha.

 Kjo ndoshta sepse sfondi i saj mahnit me toka bujqësore dhe ferma shumëngjyrëshe, edhe pse drejt saj nuk ka transport publik dhe vizitorët e huaj duhet të gjejnë mjetet e tyre për të arritur atje.

Monument Buzludzha nuk është vendosur rastësisht aty teksa vendndodhja është në mesin e ‘Kalimit Shipka’ ku janë zhvilluar beteja të mëdha mes rebelëve bullgarë dhe perandorisë osmane në shekullin e 19-të.

Gjatë luftës ruso-turke në 1877-78 një ushtri e vogël mundi forcat otomane në Malin Buzludzha, çka çoi drejt pavarësisë së Bullgarisë.

Domethënia historike e vendit solli ngritjen e memorialit komunist që përfundoi në 1981, pas rreth tetë vjet ndërtimi.

Vendi përdorej për pritje publike nga zyrtarët deri në shembjen e bllokut sovjetik në 1989.

Tashmë i braktisur, impjanti ka mbetur në mëshirën e elementëve të motit, edhe pse vitet e fundit është shtuar numri i vizitorëve kuriozë ose nostalgjikë, si nga lindja dhe Perëndimi.

Disa parulla të shkruara në pjesën e jashtme përmendin slogane si “Mos harro kurrë të shkuarën” apo ironi si “Shijoje komunizmin”.

Në brendësi ndodhet salla gjigante e betonit, por vizitorët duhet të bëjnë kujdes nga materialet e vjetëruara dhe xhamat e thyer që kanë mbetur në dritaret dikur të sofistikuara, rreth diskut kryesor të objektit.

Salla kryesore rrethore ka rreth 500 metër katrorë mozaikë me figura të bullgarëve të njohur ashtu si dhe te sovjetikë vetë famshëm të ideologjive komuniste.

Në tavanin e sallës ka mozaikë të panoramave të ‘Kalimit Shipka’ ndërsa poshtë saj gjenden tunele dhe dhoma shërbimi, shumica e të cilave me ujë shiu, lagështirë e rrënoja të strukturës së vjetër.

FOTO GALERI
5/25
Në brendësi ndodhet salla gjigante e betonit, por vizitorët duhet të bëjnë kujdes nga materialet e vjetëruara dhe xhamat e thyer

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA