Dita Ndërkombëtare e Gruas! Celibashi shpërndan tulipanë gjatë mbledhjes së KQZ-së

08/03/2023 11:51

Kryekomisioneri Ilirjan Celbashi u ka shpërndarë tulipanë grave që ishin të pranishme gjatë mbledhjes së KQZ-së.

Gjesti i veçantë në Ditën e Gruas u mirëprit nga të gjithë të pranishmit, përfshirë edhe burrat, të cilët nuk morën lule.

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas.

Kjo ditë është simbolike për rrugëtimin historik që gratë në të gjithë botën kanë bërë për të përmirësuar jetën e tyre.

Në Shqipëri festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti.

Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA