Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka dhënë mesazhin e saj të urimit, duke nderuar ato që luftuan për drejtën e votës së grave.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Yuri Kim i bën thirrje grave të të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale më 14 maj. Mesazh sensibilizues kanë dhënë edhe ambasadorja e Greqisë, Ambasadorja e Suedisë, Ambasadorja e Francës, e Izraelit, e Zvicrës, e Polonisë, dhe koordinatorja e OKB-së në Shqipëri.
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë Ambasadore ne nderojnë ato që luftuan për të drejtën e votës së grave. I bëjmë thirrje grave të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale më 14 maj. Jepini vlerë votës tuaj për shërbime më të mira lokale”- shkruan ambasadorja Yuri Kim.
View this post on Instagram
Top Channel