Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në ditën e 8 Marsit foli për sfidat që po përballen jo vetëm gratë, por i gjithë Perëndimi.
Ambasadorja Kim ishte pjesë e diskutimit për fuqizimin e pjesëmarrjes së grave në sektorët më prioritarë të mbrojtjes bashkë me Komandanten e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit Gjeneral brigade Lisa Hou dhe ministrin e Mbrojtjes , Niko Peleshi.
Kim tha se aktualisht Rusia po përpiqet të rishkruajë historinë në versionet e veta, por kjo gjë nuk do të ndodhë për aq kohë sa vendi ynë dhe shtete të tjera diktohen nga vendet e mëdha për rrugën e lirë e demokratike.
Ajo theksoi se Evropa po përballet me një situatë kritike pas luftës në Ukrainë.
“Ne duam të jetojmë në një botë ku shtetet më të mëdha mund t’i diktojnë rrugën e duhur shteteve të vogla. A duam të jetojmë në një botë që të privohet liria e njeriut? S’është bota që unë dua të jetoj, por as ju. Po përballemi me një situatë kritike, me atë që po ndodh në Evropë. Ka një vit që Rusia ka sulmuar Ukrainën. Se di nëse e patë Lavrovin në Indi dhe teksa po fliste në një panel guxoi të thoshte se Rusia ka pasur vështirësi për t’u përballur me kërcënimet e luftës me Ukrainën. Këta po përpiqen ta rishkruajnë historinë. S’është bota që ne duam të jetojmë. Pra cila është zgjidhja? Për ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne duam të bashkëpunojmë me vendet që janë si ne, të lirë, demokratikë dhe me prosperitet. Jemi krenar që ju kemi ju shqiptarët aleat në NATO, në Këshillin e Evropës. Dhe dua t’ju citoj heroin tuaj kombëtar, Skënderbeun. ‘Bashkimi bën fuqinë”, tha Kim.
Top Channel