Vlorë/ I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari

07/03/2023 14:30

Një 58 vjeçar u kap dhe është vënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.

H. C., banues në fshatin Gorisht të Vlorës ishte i shpallur në kërkim, me vendim të datës 06.03.2023, pasi i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

58 vjeçari dyshohet se ka kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Hadëraj, Selencië.

Gjithashtu policia bën të ditur se një 28 vjeçar është arrestuar në Vlorë. O. Rr., gjatë kontrollit të policisë i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis.

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: -H. C., 58 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë. 58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 06.03.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas dyshohet se në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj, Selenicë. – – – Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Rr., 28 vjeç, banues në Himarë, pasi gjatë kontrolit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA