Producenti muzikor qëllohet për vdekje me thikë nga grabitësit e orës luksoze, pas ditëlindjes në Londër (fotot)

07/03/2023 21:20

Një producent muzike në Londër është qëlluar për vdekje me thikë nga grabitësit që synonin orën e tij me vlerë rreth $300,000 pasi kishte festuar ditëlindjen, u tha sot në gjyqin e çështjes.

32 vjeçari Emmanuel Odunlami, u ndalua nga tre grabitës pasi doli nga restoranti Haz pranë katedrales St Paul në qendër të Londrës, më 1 maj të vitit të shkuar, u tha në gjykatë.

Grabitësit besohet se ishin njoftuar operatori i sigurisë së restorantit Kavindu Hettiarachchi që u kishte thënë se Odunlami mbante në kyç një orë Patek Philippe Nautilus me vlerë nga $100,000 deri në $300,000.

Prokurori Duncan Atkinson tha se Hettiarachchi ishte anëtar i grupit të sigurisë së organizatorëve të eventit privat të festës ku merrte pjesë viktima.

Ai shtonte: “Pjesë e detyrës së tij ishte mbrojtja e pjesëmarrësve të eventit si Odunlami, por në fakt ai bëri të kundërtën”.

Viktima njihej në skenën muzikore të Londrës dhe menaxhonte disa artistë performues.

Në ditën e vdekjes ai kishte ardhur në qytet me makinën e tij Mercedes për të festuar ditëlindjen e tij në eventin e organizuar me çmim biletash prej 1,400 tavolina.

Atkinson tha në gjyq: “Për fat të keq siç rezultoi më pas, ai pëlqente orat e shtrenjta, dhe në kohën kur u godit fatalisht ai mbante në dorë një orë Patek Philippe Nautilus.

“Nëse janë origjinale, këto ora kushtojnë nga 90,000 deri në 300,000 paundë”.

“Besohet se ora e të ndjerit nuk ishte origjinale, por është trajtuar si e tillë nga që u përpoqën ta grabisnin”.

Pas mbylljes së darkës rreth orës 11 të mbrëmjes, Hettiarachchi është regjistruar në kamera jashtë sallës bashke me Louis Vandrose, që me një Mercedes të bardhë drejtoheshin në veriperëndim të Londrës.

“Provat tregojnë se Ffrench, Vandrose e Menzies me një makinë me targa të falsifikuara u nisën për të kryer grabitjen në restorantin Haz, ku punonte Hettiarachchi”.

“Pra ata po planifikonin grabitjen e Odunlami, i cili dukej se kishte një objekt me shumë vlerë dhe e dinin që ai do të rezistonte”.

Dhe në fakt zoti Odunlami u sulmua nga grupi sapo doli nga restoranti me një mik.

Atkinson tha: “Sapo ata ishin gati, të akuzuarit Ffrench, Vandrose e Menzies dolën nga makina dhe vrapuan drejt Odunlami.

“Pasi pa grabitësit Odunlami u përpoq të vraponte po u arrit prej Menzies dhe u vu përfund nga Menzies e Vandrose.

“Pasi e kishin rrëzuar përtokë ata e goditën me këmbë burrin e pambrojtur, derisa humbi ndjenjat”.

“Gjatë sulmit nga të akuzuarit, saktësisht Ffrench, u përkul dhe mori objektivin e grabitjes, orën e Odunlami”.

Të akuzuarit më pas u larguan duke lënë viktimën përtokë me një plagë fatale thike në gjoks.

Atkinson tha: “Nga filmimet e kamerave të sigurisë shihet se ai është goditur me thikë para se t’i kërkohet ora, apo të tentohet të merret prej tij”.

Në gjykatë u tha më tej se 27 vjeçari Ffrench, nga Tottenham në verilindje, Vandrose, Thornton Heath, e Menzies, nga Kilburn në veriperëndim të Londrës, pranuan grabitjen dhe akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Gjyqi vazhdon teksa të akuzuarit mohojnë akuzën e vrasjes.

FOTO GALERI
1/5
32 vjeçari Emmanuel Odunlami, u ndalua nga tre grabitës pasi doli nga restoranti Haz pranë katedrales St Paul në qendër të Londrës

Top Channel