Policia britanike arreston gruan katolike që lutej qetësisht në protestë para klinikës së abortit në Birmingam (fotot)

07/03/2023 21:51

Mediat britanike sillnin sot me habi momentet kur policia i thotë një gruaje katolike se “lutja është një shkelje e ligjit” para se ta arrestonin për herë të dytë përballë një klinike aborti në Birmingam, në veri të vendit.

Pamjet e shpërndara gjerësisht online tregojnë Isabel Vaughan-Spruce, drejtuese e grupit anti-abort ‘March for Life UK’ “Marshimi për jetën”, që arrestohet jashtë klinikës së abortit ‘BPAS Robert’ në Birmingam.

Oficerët i kishin kërkuar zonjës Vaughan-Spruce të dilte ‘zona e ndaluar’ që ekziston ne perimetrin rreth klinikës. Gruaja ishte përgjigjur se nuk ishte duke protestuar dhe as nuk po përfshihej në aktivitete të ndaluara.

Sipas raportimeve në video, polici ishte përgjigjur: “Por the që je duke u lutur?”, ndaj së cilës gruaja ishte përgjigjur: “Lutje e heshtur”.

Oficeri më pas thotë: “Jo, përsëri je duke u lutur, kjo është shkelje e ligjit”, ndaj së cilës zonja Ms Vaughan-Spruce u përgjigj: “Jo, nuk jam dakord”.

Ajo më pas u arrestua nga gjashtë oficerët që kishin ardhur në vendngjarje.

Në një deklaratë nga përfaqësuesit e saj ligjorë ‘ADF UK’, zonja Vaughan-Spruce tha: “Kur më ndaluan tre javë më parë për protestën më thanë se lutjet e heshtura nuk janë një krim”.

“Por tani përsëri më arrestojnë dhe më trajtojnë si kriminel, vetëm se kam të njëjtat mendime në kokë, në të njëjtën vendndodhje”.

“Ky është një interpretim i ligjit që ndalon lirinë e shprehjes dhe të mendimit, edhe në një bisedë të qetë, konsensuale ose të heshtur, duke gjymtuar të drejtat tona themelore. Askush nuk duhet të kriminalizohet për mendimet e tij”.

Sipas grupit ligjor të bamirësisë ADF UK, e cila mbron lirinë e shprehjes në protestë kundër zonave të ndaluara rreth klinikave të abortit në Britani, aktivistët anti-abort po trajtohen me standarde të dyfishta.

Policia konfirmoi se 45-vjeçarja ishte arrestuar për shkelje të urdhrit të hapësirës së mbrojtur publike.

Ata thanë: “Gruaja u këshillua të largohej, ajo refuzoi dhe më pas iu prezantua gjoba, kur refuzoi përsëri të largohej, ajo u arrestua”.

Arrestimi sotëm vjen vetëm disa javë pasi Vaughan-Spruce u shpall e pafajshme ndaj akuzave për “lutje të heshtur” jashtë të njëjtës klinikë aborti në Birmingam.

Ndalimi i saj ka ndezur një debat të forta publik ku autoritetet akuzohen për arrestime për “krime të mendimit” që nuk duhet të kenë vend në një demokraci.

“Zonat e sigurisë” rreth klinikave të abortit janë krijuar me një ligj të veçantë të vitit të kaluar në Britani për të mbajtur larg në një perimetër prej 150 metra aktivistët anti-abort.

Një zonë e tillë u nis fillimisht në një klinikë aborti në perëndim të Londrës në 2018.

Masa është ngritur lart nga aktivistë “pro-zgjedhjes”, por është dënuar si një sulm ndaj lirisë së shprehjes nga aktivistët pro-jetës./DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
Policia i thotë një gruaje katolike se “lutja është një shkelje e ligjit” para se ta arrestonin për herë të dytë përballë një klinike aborti në Birmingam

Top Channel