Dy avionë janë përplasur ditën e sotme në Romë, ku për pasojë kanë mbetur pa jetë dy pilotët njëri 46 ndërsa tjetri 47 vjeç.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministrja Giorgia Meloni, e cila tha se ky është një lajm i trishtë për Italinë dhe shprehu ngushëllimet për familjarët.
“Lajmi për vdekjen e dy pilotëve të Forcave Ajrore në një aksident avioni në Guidonia, afër Romës, na trishton ”, tha ajo në deklaratën e saj duke shprehur ngushëllime për familjet e pilotëve dhe për Forcën Ajrore.
Dy pilotët ishin në krye të dy avionëve stërvitor U-208 dhe po merrnin pjesë në një mision stërvitor, thuhet në një deklaratë të Forcave Ajrore Italiane. Avioni u rrëzua në një zonë banimi, duke dëmtuar ndërtesa dhe makina, por nuk pati viktima të tjera.
Nuk dihen shkaqet e përplasjes së dy avionëve në fluturim.
LEGGI: https://t.co/JUjzArLrNi#roma #guidonia #guidoniamontecelio #ultraleggeri #piloti #incidente #aerei pic.twitter.com/oPyaIUfKeL
— NewsPrima.it (@NewsPrima_it) March 7, 2023
Top Channel