Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Scholz: Ky proces do të përfundojë me sukses      

07/03/2023 13:03

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se marrëveshja Kosovë-Serbi do të përfundojë me sukses.

Ai theksoi se marrëveshja Kosovë-Serbi është e rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

“Ky proces do të përfundojë së shpejti me sukses”, tha Scholz.

“Mendoj se janë bërë përparime të mëdha, po të shikoni edhe deklaratat publike të Vuçiçit dhe Kurtit është përparim, përballë shumë kohëve të mëparshme, ky është një plan që duhet të realizohet, jam i gëzuar që të arrijmë në rezultate konstruktive, prandaj për mua tani mund të bëhet realitet ajo që s’ishte e mundur deri tani do të ishte mirë për zhvillimin e rajonit, Kosovën dhe Serbinë”, tha kancelari gjerman.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani këtë të martë, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit, të cilin kreu i qeverisë e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 nëntor 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA