I akuzuari për 65 sulme seksuale qëllohet për vdekje në shtëpi, para se t’i vihej zjarri (fotot)

07/03/2023 15:56

83 vjeçari John Brogan, ishte akuzuar më parë për 65 shkelje seksuale, ndërsa u gjet i qëlluar për vdekje në shtëpinë e tij në Castlebar, Irlandë, mbrëmjen e të dielës.

I moshuari kishte marrë pafajësinë nga 20 prej akuzave, vetëm katër ditë para se të qëllohej në shtëpinë e tij në zonën rurale, shkruan rrjeti vendas Irish Mirror .

Autori i panjohur i vrasjes së 83-vjeçarit kishte tentuar të fshihte provat e krimit duke i vënë zjarrin shtëpisë së Brogan e më pas uishte larguar.

Por pak pas gjetjes së trupit të Brogan, një i dyshuar është arrestuar nga policia vendase Gardai dhe po merret në pyetje prej tyre.

Krimet e shumëfishta për të cilat akuzohej Brogan ndaj një gruaje, datonin prej marsit 2004 deri në mars 2009 kur ai ishte 64 deri në 69 vjeç.

Ai do të dilte më vonë këtë vit në gjyq dhe për 45 sulme seksuale të tjera të kryera ndaj një gruaje tre dekada më parë.

Autoritetet kishin caktuar në korrik paraqitjen e tij në gjyq dhe përballej me të paktën 15 vjet burg nëse shpallej fajtor.

Hetuesit ishin ende në vendngjarjen e vrasjes dje dhe hapësira ishte izoluar për hetimin e skenës së krimit.

FOTO GALERI
2/3
Autori i panjohur i vrasjes së 83-vjeçarit kishte tentuar të fshihte provat e krimit duke i vënë zjarrin shtëpisë së Brogan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA