Greva, marshime masive në Francë kundër reformës së pensioneve të Macron (fotot)

07/03/2023 18:27

Qindra mijëra njerëz morën pjesë sot në marshime e greva që bllokuan transportin dhe shkollat në Francë, për të protestuar ndaj planeve të presidentit Emmanuel Macron për të ngritur moshën e pensionimit në 64 vjeç.

Policia përdori gaz lotsjellës në Paris dhe përplasje të vogla ndodhën gjithashtu në qytetin perëndimor të Nantes, por 260 protestat e organizuara nga sindikatat ishin kryesisht paqësore.

Krerët e sindikatave janë zotuar “të bllokojnë” Francën me ditën më të madhe të veprimit punëtor, pas një serie grevash madhore këtë vit.

Vetëm një në çdo pesë trena të shpejtësisë së lartë funksiononte sot, ashtu si dhe metroja e Parisit që vepronte e reduktuar ndjeshëm.

“Qeveria duhet të llogarisë rezistencën tonë dhe të shikojë sa njerëz kanë dalë në rrugë, edhe pse kanë probleme të shpjegojnë apo të kalojnë reformën e tyre”, tha kreu sindikal Laurent Berger në marshimin e Parisit.

Por 45 vjeçari Macron, nuk po tregon shenja tërheqjeje nga reforma që ka mbrojtur prej fillimit me të cilën thotë se “do të reduktojë deficitin e pensioneve”.

FOTO GALERI
1/3
Qindra mijëra njerëz morën pjesë sot në marshime e greva që bllokuan transportin dhe shkollat në Francë, për të protestuar ndaj planeve të presidentit Emmanuel Macron për të ngritur moshën e pensionimit

Top Channel