“Po na mbledhin në kooperativë socialistët”/ Rama me fermerët e Dibrës: Grupim në shoqëri të bashkuara bujqësore, mbështetje financiare dhe institucionale
Një forum ndërkombëtar për turizmin do të mbahet në muajin prill në Tiranë, njoftoi kryeministri Edi Rama nga Berlini, aty ku sot u mbajt “panairi i turizmin ITB Berlin”.
Forumi që do të organizohet muajin e ardhshëm në vendin tonë, vjen si bashkëpunim i ministrisë së Turizmit e Mjedisit dhe Organizatës Botërore të Turizmit.
“Shqipëria në ITB Berlin, Panairi më i madh i Turizmit në botë, ku më në fund përfaqësohemi denjësisht jo thjesht me natyrën e bukur po me një ofertë serioze turistike, falë punës këmbëngulëse vit pas viti, ndryshimit të imazhit të zymtë të Shqipërisë së deri disa viteve më parë, investimeve publike e private, si edhe një armate dinamike operatorësh turistikë.
Pason në prill Forumi Ndërkombëtar i Turizmit në Tiranë, një bashkëpunim i ministrisë sonë të Turizmit e Mjedisit me Organizatën Botërore të Turizmit, për të cilin biseduam në Berlin edhe me Sekretarin e Përgjithshëm #UNËTO Zurab Pololikashvili”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Top Channel