Fillimet e viteve të ’90-ta kur shqiptarët në Kosovë u larguan nga institucionet e nuk lejohej arsimimi në gjuhën shqipe e gjetën Ibe Gashi Demollin, si studente.

Mësim nxënia në kushte represive për atë dhe bashkëkombësit e saj ia zgjuan ndjenjën për rolin e mësueses e më 1996 ajo iu bashkua mësimdhënësve që ligjëronin nëpër shtëpi shkolla.

Edhe në kushte lufte e përndjekjeje Ibe Gashi bashkë me mësimdhënës të tjerë, në kampe refugjatësh mbajtën mësim.

Përderisa vlerësohet kontributi i mësimdhënësve gjatë të ’90-tave, aktualisht problemet për ta në Kosovë janë të theksuara, nga pagesat e deri te kushtet e punës.

Për 7 mars është ndarë edhe çmimi “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e vitit e janë nderuar mësimdhënës për punën e tyre nga komunat në tërë Kosovën.

Top Channel