Video dramatike/ Dy shoferët me Ferrari ngrihen në ajër pas përplasjes teksa garonin në rrugën rurale në Itali (fotot)

06/03/2023 15:21

Një dyshe turistësh evropianë që po garonin me Ferrari në një qytezë italiane në fundjavë pësuan një aksident të frikshëm teksa një prej makinave përfundoi në flakë.

Pamje shokuese të kamerave të sigurisë u shpërndanë nga autoritetet vendase, ku shihet 56-vjeçari holandez dhe 46-vjeçari belg që ndiqnin njëri-tjetrin në rrugët e ngushta të Osimo në Ancona kur të dyja hynë tepër shpejt në një kthesë dhe u përplasën me gardhin e një vile banimi.

Dy makinat me vlerë rreth 600,000 euro goditën një pjesë të ngritur dhe përfunduan në ajër para pishinës së një vile.

Ferrari e kuqe 296 GTB – u përplas me murin e vilës dhe pësoi dëme të konsiderueshme, ndërsa tjetra, model F12 Berlinetta – shpërtheu gardhin e vilës dhe u ndez shpejt në flakë.

Një prej shoferëve del më pas nga makina e kuqe, ndërsa tjetri shihet që zvarritet për të arritur te miku i tij.

Zjarrfikësja dhe ambulancat erdhën në aksidentin pranë qendrës tregtare La Coccinella në Osimo.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Ancona, por mrekullisht pësuan vetëm plagë të lehta.

Rrjeti vendas Ancona Today tha se rreth 100 punonjës emergjencash erdhën në vendngjarje. Shoferët besohet se ishin të dy me pushime në rajon dhe tashmë përballen me gjobë të madhe për shpejtësinë dhe aksidentin.

FOTO GALERI
1/4
Pamje shokuese të kamerave të sigurisë u shpërndanë nga autoritetet vendase

Top Channel