Në pamje shihen momentet dramatike kur një kamion gjigant jashtë kontrolli del në trotuarin e një qyteze rurale në Australi dhe shkatërron çdo gjë që gjen përpara pas humbjes së papritur të ndjenjave të shoferit.
Pamjet tregojnë mjetin gjigant që thyen pemë, mure e tabela sinjalistike, teksa shoferi është pa ndjenja në timon.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Manningham, Adelaide, mëngjesin e të martës, teksa kamioni shkatërrimit u ndalua më në fund mes gardheve bimore të rezidencave.
Paul Brackley, një shofer që regjistroi tmerrin me kameran e makinës tha për rrjetin vendas 9News: “Ai kishte humbur krejt kontrollin dhe po vinte drejt meje, kështu që shkela gazin për të shpëtuar”.
Shoferi 31-vjecar i mjetit të aksidentit ishte me kokë të rënë në timon, kur Brackley shkoi për ta ndihmuar.
“Kishte pak gjak në fytyrë por nuk ishte plagosur rëndë. Ai më tha se i kishin rënë të fikët gjatë drejtimit të makinës”.
Brackley shton: “Zhurma që bënin përplasjet e kamionit ishte e tmerrshme”.
Mrekullisht asnjë nuk u vra në incidentin në zonën rezidencaile. Policia tha se po heton shkaqet e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të shoferit.
Top Channel