Sot pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e moti të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit.
Orët e mesditës do të sjellin zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe verilindore duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë përmirësim të përkohshëm të motit si edhe ndërprerje të reshjeve nga i gjithë territori i vendit për të ri-kthyer kthjelllimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.
Era do të mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Orët e paradites në republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në zonat kufitare me Shqipërinë. Mesdita dhe pasditja sjellin intervale të shkurtra me kthjellime, situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku sërish pritet zhvillim i vranësirave duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior të Kosovës. Problematike do të jetë, gjithashtu parametri i fortë i erës.
Top Channel