30/11 07:22
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët që mbajti me homologen e tij në Danimarkë, Mette Frederiksen, u pyet për situatën politike në vend prag zgjedhjeve të 14 majit.
Ai u shpreh se të gjithë do të hyjnë si “çeço” në zgjedhje, pasi nuk po hyjnë për veten e tyre, por për popullin.
“Nuk më rezulton që do të ketë ndonjë parti që nuk do të hynë në zgjedhje. Të gjithë do të hyjnë si Çeço. Ata do të hyjnë për qytetarët”, u përgjigj Rama.
Ai u shpreh se në konferencën që zhvillon nuk mund të flasë më shumë për çështjet e brendshme në vend, duke e mbyllur diskutimin për këtë temë.
Top Channel