“Po më sillni si qengji te ujku”/ Dështon përballja e Luftar Reçit me 4 të pandehurit, Shullazi: Dua ta shoh në sy kur të dëshmojë

06/03/2023 12:36

Këtë të hënë dështoi për të disatën herë seanca e ballafaqimit mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi dhe të pandehurve Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames.

Luftar Reçi mungoi në seancën e ballafaqimit me argumentimin se nuk ka mundësi fizike dhe shëndetësore.

“Nuk kam më mundësi, as fizike as shëndetësore tu paraqitur në gjykatë. Jam paraqitur 5 herë dhe seancat nuk janë bërë jo për fajin tim. Jam gati të dëshmoj me video konferencë por jam me terapi të rregullt. Të jenë të pranishëm avokatët dhe 2-3 gazetar. Të më shoqëroni mua drejt gjykatës do të jem si qingji në mes të ujqërve.“- mësohet të ketë thënë Reçi.

Prokurorja Elida Kaçkini është shprehur se senaca e sotme nuk mund të zhvillohej pa praninë e Reçit.

Nuk mund të zhvillohej seanca pa praninë e tij. Dëshmia të merret përmes mënyrave audiovizive. Në jemi paraqitur vazhdimisht dhe seancat janë shtyrë kryesisht për shkak të avokatëve të të pandehurve. Bashkëpunëtori i drejtësisë duhet patur parasysh se edhe ndodhet larg në burgun e drenovës, si dhe duke konsideruar edhe letrën e tij, mund të paraqes rrezik”- është shprehur prokurorja.

“Reçi përveç kohës së largët kur ka ndodhur ngjarja, pasi bëhet fjalë për shumë vite më parë, ai këmbëngul se nuk është mirë me shëndet. Madje këmbëngul se ndodhet rëndë. Diabeti nga i cili vuan ai, ndikon edhe në memorie. Mund të merret në konsideratë për një proces kaq të rëndësishëm? Një person që e thotë vazhdimisht se nuk është mirë”- është shprehur avokati i Viktor Ymerit.

Avokati i Plaurent Dervishajt, Ilia Ilia është shprehur se e gjitha është një inskenim mes Luftar Reçit dhe Prokurorisë. Sipas tij, Reçi gënjen në dëshmitë që ka dhënë e se ka frikë t’i thotë sërish, pasi nuk i mban mend të gjitha.

Sot për të tretën herë që jam i bindur se është inskenim mes prokurorisë dhe bashkëpunëtorit. Pra janë dakortësuar me Reçin paraprakisht. Është i vetmi person mbi dëshmitë e të cilit janë ngritur akuzat, dhe ai nuk ndodhet këtu. Reçi nuk mban mend sa ka gënjyer dhe ka frikë të dëshmojë se nuk do të thotë të njëjtën gjë. Mund t’i vihet një OPGJ pranë, nëse bëhet me video konferencë dhe të lexojë çfarë i thonë”- avokati i Viktor Ymerit.

Emiliano Shullazi ka kërkuar që në seancë të jetë i pranishëm edhe i penduari i Drejtësisë, Luftar Reçi. Ai thotë se Prokuroria nuk ka firmosur asgjë për të e se as nuk e njeh dosjen dhe kërkoi që ta shikojë Reçin në sy kur të dëshmojë.

Që jam vënë nën hetim ku nuk kam kërkuar ballafaqim me luftar Reçin. Letra pa fund KLP, ish krimeve të rënda, KLGJ, asnjë përgjigje, përballja do bëhet në gjykatë më kanë thënë. Prokurorja nuk ka firmosur për arrestimin tim, dhe nuk e njeh dosjen. Dua ta shoh në sy kur të dëshmojë Luftar Reçi. Hajde tani vijmë këtu qëndrojmë përballë jush se bashkëpunëtori nuk është”- është shprehur Shullazi.

Gjykata Vendosi rrëzimin e kërkesës për pyetjen e Luftar Reçit me video konferencë si të pabazuar në ligj. Argumentat e Reçit mbi gjendjen shëndetësore vlerësoi gjykata, janë të pabazuara në dokumenta. Luftar Reçi do të jetë prezent në seancën e radhës e vendosur në datën 20 mars, ora 9:30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA