Nuk justifikoi pasurinë, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e dhënë për Edison Çomon

06/03/2023 11:58

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lërë në fuqi vendimin për Edison Çobo-n, të cilit në vitin 2020 iu kërkua nga OFL-ja të justifikonte pasurinë.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, i dhënë më 27.04.2022, përcakton pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme dhe konfiskimin e pasurisë.

Në vitin 2020 atij iu kërkua nga OFL-ja të justifikonte pasurinë, ndryshe do t’i sekuestrohej. Edison Çobo rezulton të jetë dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Policia e Beratit e  ka arrestuar në vitin 2018 ndërsa ai cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Çobo ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.4137 dt.25.09.2017 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 06.03.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 126 akti, datë 05.07.2022 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit E.Ç., M.Ç., R.Ç., kundër vendimit nr. 20, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

  1. Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  2. Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin Nr. 150, datë 30.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë vijon:
  3. Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 78.50 m², zona kadastrale {…}, në bashkëpronësi të shtetasve M.Ç. dhe F.Ç..
  4. Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 67.30 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.
  5. Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 105.56 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.
  6. Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe trualli 300,8 m² nga kjo sipërfaqe ndërtimi 127,4 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
  7. Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 16.00 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
  8. Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 44.50 m² ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
  9. Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall, me sipërfaqe 2158 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
  10. Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe 190 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
  11. Revokimin e sekuestros për pasurinë me nr. {…}, volume {…}, faqe {…},, zona kadastrale {…},, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 279.20 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 20, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lexo edhe:‘Me rrezikshmëri të lartë’/ Kush është Edison Çobo i vendosur nën “lupën” e OFL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA