Lufta e PD e zhvendosur në KQZ, Basha autorizon Alibeajn për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje

06/03/2023 11:31

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeaj, Idrit Sefa ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet lokale.

Kërkesë e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mban emrin e Alibeajt i autorizuar nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Shkresa e depozituar në KQZ përmban dy elementë, e para vërtetim të regjistrit të partive ku Lulzim Basha figuron kryetar dhe dokumenti i dytë është autorizimi që Basha lëshon për Alibeajn, Bardhin dhe Sefën për t’i përfaqësuar në KQZ apo dhe institucione të tjera.

Veprim i thjeshtë proçedural. Do e vlerësoj KQZ-ja. Praktik e përcaktuar në kod, e ndjekur nga të gjithë partitë politike”, u shpreh shkurtimisht Sefa para dyerve të KQZ.

I pyetur disa herë nga gazetarët se në emër të kujt e regjistron PD-në sot, Sefa refuzoi të japë një përgjigje, duke thënë “kam autorizim ashtu siç kanë bërë partitë e tjera”.

Lufta e brendshme e PD-së është zhvendosur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi një natë më parë ish-kryeministri Sali Berisha paraqiti  kërkesën e tij për regjistrimin e PD-së duke pretenduar se e ka të drejtën ligjore.

Berisha dërgoi përfaqësuesit ligjorë të ‘Rithemelimit’, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri që depozituan dokumentacionin për regjistrimin si subjekt zgjedhor në emër të Partisë Demokratike për 14 majin, duke firmosur dokumentet si kryetar i Partisë Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA