05/11 17:14
“Pengjet janë pengje”- kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me kërkesën e Alibeajt për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, me autorizim të Lulzim Bashës.
Sali Berisha: Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Nuk ekziston fraksioni. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona: Lul Brava dhe AliBasha.
PD është një dhe vetëm një, është ajo e anëtarësisë, është ajo që ka mbështetjen masive te qytetarët shqiptarët, është ajo që ka vendimin e gjykatës së faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër.
Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si donkishotër betejën me ketë forcë që ka për frymëzim lirinë.
Top Channel