Një 21 vjeçar është vënë në pranga në Bulqizë pasi ka drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë.
E. Xh., me automjetin e tij është futur në oborrin e një shkolle duke u bërë shqetësim për nxënësit dhe më pas është larguar. Pas ndjekjes dhe ndalimit nga policia, ka rezultuar se 21 vjeçari drejtonte makinën pa leje drejtimi. Gjithashtu me datë 1 të këtij muaji, në Klos nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Po ashtu një 27 vjeçar është vënë në pranga në Dibër.
Xh. K., i dënuar edhe më parë për vjedhje dyshohet se ka kryer disa vjedhje në zonën e Kavajës. Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje” 27 vjeçarin.
Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme
“DVP Dibër Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Xh.K., 27 vjeç, banues në Dibër( i dënuar më parë për vjedhje). Ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje në zonën e Kavajës dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar 27-vjeçarin, me 6 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje”. Nga shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Xh., 21 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”. Ky shtetas me automjetin e tij është futur në oborrin e një shkolle duke u bërë shqetësim për nxënësit dhe më pas është larguar. Pas ndjekjes dhe ndalimit për verifikim ka rezultuar se 21-vjeçari drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu ky shtetas me datë 01.03.2023, në Klos, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel