500 mijë lekë më shumë për mjekët/ Rama: U shtohen specialistëve, rritje 7 % edhe për infermierët e mjekët e përgjithshëm

06/03/2023 10:16

Në nisje të Kongresit  të  Parë të  Shëndetësisë në Tiranë,  kryeministri Edi Rama u dha një lajm të mirë e të merituar bluzave të bardha.

Në prill, në këtë prill, jo në prillin e vitit tjetër dhe jo në 1 prill, por në 30 prill, mjekët specialistë do fillojnë të marrin 50 mijë lek të reja plus në pagën e tyre. E përsëris, janë të reja, domethënë janë 500 dollarë në muaj plus, domethënë janë 6000 dollarë në vit nëse aritmetika ime është e saktë dhe domethënë janë nga muaji prill“- tha Rama.

Ambicia e qeverisë për rritje pagash shkon përtej mjekëve specialist.

Do të mbajmë zotimin për rritjen 7% të pagës për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët. Shpresoj që mjekët specialistë mos ta kërkojnë dhe 7%-in mbi 50 mijë lekëshin dhe në ndërkohë edhe mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve iu them se ne po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe besoj shumë që në hyrje të 2024“- shtoi kryeministri.

Kryeministri paralajmëroi paga të rritura jo vetëm për mjekët.

“Dhe më në fund nëse në prill, ne me pagën për mjekët specialistë ngjitemi lartë në pagat e rajonit dhe faktikisht barazohemi me Serbinë, të njëjtën gjë do të bëjmë dhe me pagat e tjera pa diskutim brenda këtij mandati, por kjo është lufta ime dhe e Ogertës me ministren e financave, mundësisht duke filluar nga 2024”- tha Rama.

Qeveria do ti japë fundit financimit për ata student mjekësie të cilët diplomën shqiptare e përdorin për punësim në Europë.

“Ata të cilët financohen nga ky buxhet dhe nga kjo sakrificë, të ikin dhe të shërbejnë në Gjermani. Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman dhe ky është një problem të cilin shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha ta adresojmë”– tha kreu i qeverisë.

 

Top Channel