Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në oborrin e zyrave të OSHEE-së në fshatin Bushat të Vaut të Dejës.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE-së, të parkuara në oborr dhe godina.

“Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet momenti i shpërthimit, e më pas dëmet materiale që ka shkaktuar.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA