Inspektimi i ndërtesave të vjetra/ Pikat e dobëta të godinave, të para viteve ’70 sipas ekspertëve

05/03/2023 19:43

Ndërsa qeveria synon të mbyllë procesin e rindërtimit brenda këtij viti, një tjetër proces do të fillojë.

Pas tërmetit të 26 Nëntorit, me ndryshimin e ligjit për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, do të fillojë inspektimi i pallateve mbi 50 vite vjetërsi.

Një sërë vendimesh do të paraqiten për këtë proces, por i pari, për mënyrën se si do të bëhet inspektimi teknik dhe përcaktimin e rasteve kur objekti do të shembet, është gati.

Ekspertët e ndërtimit na shpjegojnë se cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të godinave ndërtuar para viteve 70’:

“Te ky objekt kemi një kat nëntokë, që ky kat është bërë vetëm për strehimin, sepse realisht për tre kate nuk kanë nevojë për një themel 2 metra apo 2 metra e gjysmë, por funksionon shumë mirë si strukturë mbajtëse. Rrezikshmëria është vetëm në hapjen e strukturave apo ndërhyrjet në muret mbajtëse. Ndërkohë ndërhyrje si hapja e një dritare në gjerësinë që e lejon struktura është e pranueshme, por hapjet mbi këtë gjerësi janë të rrezikshme, sepse i gjithë objekti, në rastin e një tërmeti shkarkon aty. Ndërhyrjet brenda janë gjithashtu të rrezikshme, siç kemi parë edhe zakonisht ato që bëhen në katet e para. Këto objekte gjithashtu kanë edhe ndërhyrje të maskuara, të cilat mbahen procesverbale gjatë ndërtimit dhe duhen hapur arkivat. Por, edhe për katet pa leje që mund të rëndojnë objektin do jetë pikë kritike.” shprehet eksperti i ndërtimit, Enea Stavre.

Fryma e këtij ligji është riparimi i objekteve, por në raste ekstreme parashikohet edhe shembja. Ekspertët mendojnë se vendimi varet nga strukturat mbajtëse

Riparimet e mirëmbajtjes në këto objekte do të fillojnë tek veshja kapotë, te struktura e dritareve, por kryesorja është përforcimi i strukturave mbajtëse, nëse kanë nevojë.  Ku do të ketë ndërhyrje që nuk ka kthim mbrapsht do merret një vendim shembje, por këto objekte e kaluan një tërmet jo të vogël dhe në rastin konkret nuk kemi dëmtime në strukturë, sepse nëse e kanë një gjë të tillë atëherë këto janë automatikisht të shkatërruara“- shprehet eksperti.

Në vendime përcaktohet se audituesit do të bëjnë edhe analiza laboratorike për të parë qëndrueshmërinë e betonit, hekurave dhe tullave, ndërsa përcaktohet se në rast se mungojnë projektet arkitektonike dhe konstruktive të objekteve do të realizohen projektime stimuluese bazuar në kushtet teknike në fuqi për të përcaktuar aftësinë mbajtëse tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA