Një grua 40-vjeçare në Pogradec ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura buzë liqenit.

40-vjeçarja me iniciale S.K., u hodh nga ura buzë liqenit të Pogradecit rreth orës 17:45, por fatmirësisht u nxor nga uji  nga ndërhyrja e disa banorëve dhe shërbimeve të policisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se 40 vjeçarja është e divorcuar nga bashkëshorti i saj me të cilin ka 1 fëmijë. Ndërsa ish-bashkëshorti ka edhe 2 fëmijë të tjerë nga martesa e parë e tij. Të tre fëmijët, me vendim gjykate i janë lënë ish-bashkëshortit për tu kujdesur. 40 vjeçarja punonte në bashki, në sektorin e pastrim gjelbërimit, ndërsa vendimi që fëmijët i kaluan ish burrit të saj, ka bërë që të tentojë të mbytet në liqen.

Prej kohësh ajo shfaqte probleme të shëndetit mendor, dhe kjo ka qënë arsyeja që gjykata nuk i’a caktoi asaj kujdestarinë e fëmijëve. Fatmirësisht ajo u shpëtua nga forcat e policisë, ndërsa në pyetje po merret edhe ish bashkëshorti i saj.

Aktualisht ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA