Fundjava e parë e pranverës në Durrës, qytetarët shëtitje në breg të detit
05/03/2023 16:29
Ndonëse dielli sot nuk ishte shumë prezent, pranvera ka mbërritur plot ngrohtësi në bregdetin e Durrësit.
Duke shfrytëzuar dhe ditën e pushimit, shumë qytetarë i janë drejtuar plazhit të për të shijuar shëtitjen buzë detit.
Temperaturat e ngrohta kanë nxitur drejt detit mjaft persona të cilët kanë shijuar shëtitjen, vrapin, apo edhe lojëra.
Sikurse shihet në pamje, qytetarët kanë lëvizur edhe me automjete për shëtitje buze detit, këtë fundjavë të parë të pranverës.
Top Channel