22/11 22:38
Qyteti jugor i Ukrainës, Nikopol, është sulmuar ditën e sotme dhe dy persona kanë mbetur pa jetë.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës me anë të një postimi në Telegram bëri të ditur se ndërtesat, linjat e energjisë dhe tubacionet e gazit ishin dëmtuar.
“Prokurorët, hetuesit dhe ekspertët po punojnë në vendin e ngjarjes të një krimi tjetër të kryer Federatës Ruse”, thuhet në postim.
Moska është akuzuar se ka vënë në shënjestër civilët dhe infrastrukturën kritike të Ukrainës që nga fillimi i luftës, por në mënyrë rutinore e ka mohuar këtë.
Top Channel