Një burrë nga Florida u shpëtua nga policia pasi prej një aksidenti rrugor, makina e tij u rrokullis e përfundoi në ujë.
Ishte celulari i vet ai që praktikisht, i shpëtoi jetën drejtuesit të mjetit pasi i dërgoi menjëherë shërbimit të emergjencës 911 një alarm të automatizuar.
“Qendrës i mbërriti një thirrje nga një telefon celular, bëhej fjalë për një telefonatë të automatizuar, e cila njoftonte se pronari automjetit, pronari i telefonit, ishte përfshirë në një aksident. Ishte një telefonatë që jep automatikisht vendndodhjen e GPS, aty ku ishte edhe vetë telefoni”, shpjegon John Budensiek.
“Efektivët tanë iu drejtuan menjëherë vendngjarjes, pavarësisht se nuk kishin asnjë informacion tjetër perveç kësaj telefonate të regjistruar. Pasi mbërritën në zonë, dhe këtu po flasim për një pjesë rurale të kontesë Martin në Indiantown, gjetën një automjet të rrokullisur dhe të zhytur në një kanal në buzë të rrugës”
Bëhej fjalë për një rrugë të errët e te veçuar, ku rrallëherë kalon ndokush. Po të mos ishte për ndërhyrjen e policisë, vështirësitë se 38-vjeçari, që u gjet me shenja hipotermie, mund të kishte shpëtuar vetë prej andej thonë zyrtarët. Telefoni që kreu telefonatën shpëtimtare është i gjeneratës së fundit, i aftë të pikasë një aksident rrugor dhe të dërgojë mesazh zanor tek shërbimet e emergjencës në të cilën përcjell koordinatat e vendit ku ndodhi përplasja, nëse pronari i tij nuk e anulon thirrjen brenda 20 sekondash.
Top Channel