rokaqiejt e lartë, dritat e gjalla dhe ndërtesat tradicionale dhe bashkëkohore të gjitha kontribuojnë në horizontet e qytetit. Linjat e horizontit mund të jenë befasuese në çdo pjesë të botës, nga ato në Australi, Evropë dhe Azi deri në SHBA. Por cilat janë qytete kanë horizontet më të bukura në botë?  Të gjithë e njohim Empire State Building dhe Big Ben, por çfarë tjetër mund të shohim në horizontet e qyteteve të tjera?

Nju Jork, SHBA

Qyteti i Nju Jorkut dominon gjithçka me pamjet e tij si ditën ashtu edhe natën me rrokaqiejt që ‘fluturojnë’ lart deri në re. Shkëmbi i lashtë i qytetit është themeli për qindra prej tyre dhe Big Apple është i njohur për 47 rrokaqiejt më të gjatë se 200 metra. Pikat e shikimit për të admiruar horizontin e Nju Jorkut janë të shumta. Empire State Building dhe Ura e Bruklinit, për shembull, janë dy nga monumentet më të njohur të Nju Jorkut dhe dy nga pikat më të mira të favorshme për të admiruar pamjen që të ofron. Statuja madhështore e Lirisë, ndërtesa Chrysler dhe, kur bie muzgu, Qendra e Tregtisë Botërore e ndezur janë ndërtesa të tjera të rëndësishme dhe të njohura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA