Një grua është dhunuar nga ish-bashkëshorti, pavarësisht faktit se kishte marrë nga gjykata urdhër mbrojtjeje.

44-vjeçari me iniciale F.D., i dënuar më parë për dhunë në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish partneres së tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.D., 44 vjeç, banues në Bulqizë( i dënuar më parë për Dhunë në familje).

Ky shtetas ka thyer urdhrin e mbrojtjes që kishte ish-bashkëshortja e tij dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj“, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel