Qeveria e Kolumbisë nxit fshatarët protestues të lirojnë dhjetra policët e mbajtur peng (fotot)

03/03/2023 19:35

Ministri i brendshëm i Kolumbisë Alfonso Prada ka nxitur sot protestuesit ruralë të lirojnë dhjetra oficerë policie që kanë marrë peng në jug të vendit, pas përleshjeve me dy të vdekur.

Gjatë një proteste kundër praktikave të kompanisë së naftës Emerald Energy në qytezën Vicente del Caguan, vendasit u përleshën me forcat e sigurisë.

Një fshatar dhe një oficer mbetën të vrarë në përleshje, ndërsa protestuesit e shumtë morën peng 79 policë dhe nëntë punëtorë të kompanisë së naftës, tha avokati i popullit.

Ministri i brendshëm kolumbian Alfonso Prada, tha se problemi mes komunitetit dhe kompanisë energjitike ishte përkeqësuar dy ditët e fundit.

“Një grup komunitar drejtonte bisedimet me kompaninë Emerald Energy por në 48 orët e fundit problemi u përkeqësua”.

“Në emër të qeverisë unë përsëris ngushëllimet për policin dhe për viktimën e komunitetit të Los Pozos, si dhe për familjet e tyre.”

“Ne nuk e duam këtë dhunë dhe nuk e pranojmë si mënyrë për zgjidhjen e problemeve sociale në territor”.

“Ne kemi komunikuar se kërkesa e parefuzueshme për uljen në bisedime është lirimi menjëhershëm i anëtarëve të policisë kombëtare dhe gjashtë punonjësve të kompanisë, që po mbahen peng”, tha ministri.

FOTO GALERI
1/5
Ministri i brendshëm i Kolumbisë Alfonso Prada ka nxitur sot protestuesit ruralë të lirojnë dhejtra oficerë policie që kanë marrë peng në jug të vendit, pas përleshjeve me dy të vdekur.

Top Channel