Droga, xhakuzi madje dhe kuaj mund të blihen në burgun anarkik të trafikantëve në Filipine (fotot)

03/03/2023 17:31

Kur zyrtarët bastisën për një kontroll total një nga burgjet më problematike në Filipine, objektet e zbuluara prej tyre ishin qe nga më të rrezikshmet, deri te ato më të çuditshmet.

Mijëra mallra kontrabandë u identifikuan në burgun Bilibid, duke përfshirë armë zjarri, alkool, droga apo objekte bixhozi. Gjithashtu një mori kuajsh, gjela dyluftimi madje gjarpërinj pitonë jetonin mes kompleksit gjigant të burgut.

Inspektimi i dhunshëm u krye pas vasjes së gazetarit Percival Mabasa, për të cilin policia beson se është qëlluar me urdhër të drejtorit të burgut Gerald Bantag.

Bantag mohon akuzat, por gazetari i ndjerë kishte nxejrrë në pah keqmenaxhimin dhe abuzimet e administratës së burgut.

Në Filipine burgjet kanë një reputacion për korrupsion teksa kësaj jave katër japonezë të burgosur aty u arrestuan për një seri mashtrimesh dhe grabitjesh në vendin e tyre që i organizonin nga qendra e burgimit.

Kontrolle të mëparshme kanë zbuluar në burg një nivel të pamenduar luksi për të burgosurit VIP, teksa sipas raportimit të The Guardian, janë gjetur dhoma luksoze, vaska ‘xhakuzi’ apo klube striptize.

Një kriminel i famshëm u zbulua se kishte ndërtuar një studio muzikore “për qejfin e tij” madje kishte regjistruar muzikë dhe këngë dashurie, duke shitur më pas 15,000 kopje, sipas The Guardian.

Bilibid është një nga komplekset më të mëdha të burgimit në botë, dhe megjithëse i mbi populluar mban rreth 29,000, thotë Raymund Narag, ekspert kriminologjie në universitetin amerikan të Southern Illinois University.

Për të parandaluar arratisjet, të burgosurit krijojnë strukturat e tyre për jetën e përditshme, madje marrin dhe role e poste punësh të vogla në impjant.

“Ata bëjnë apelin e të burgosurve, dhe kontrollojnë pastërtinë e qelive,” thotë Narag, duke shtuar se mund të përfitohen burime nga jashtë si mjekime, ushqim apo dhe para nga vizitorët.

“Nëse je një riparues këpucësh me këtë mund të fitosh para duke ia dërguar familjes,” shton ai.

Por kushtet e përgjithshem janë gjithsesi të mjerueshme teksa mbi 1000 të burgosur vdesin aty çdo vit prej mbipopullimit.

Ministri i drejtësisë Jesus Crispin Remulla pranon kushtet e rënda dhe ka premtuar reforma, duke përfshirë lirimin me kusht të të dënuarve të varfër dhe atyre me sjellje të mirë.

FOTO GALERI
1/6
Mijëra mallra kontrabandë u identifikuan në burgun Bilibid, duke përfshirë armë zjarri, alkool, droga apo objekte bixhozi

Top Channel