Video përgjimi i “21 Janarit” i publikuar në Top Story, Rama-opozitës: Mbrëmë u dëgjuan shumë qartë zërat e autorëve! Jo vrasje pa autor por në bashkëpunim

02/03/2023 11:30

Kryeministri Edi Rama tha se vrasja e katër personave më 21 janar 2011 ka autor, por qeveria e asaj kohe I ka shpëtuar drejtësisë.

Referuar video përgjimit të transmetuar një ditë më parë në emisionin Top Story në Top Channel, kreu i qeverisë u shpreh se zërat e autorëve dëgjoheshin shumë qartë.

Rama: Cila është tradhtia që ta marrim seriozisht. Jo unë, kryeministri i një vendi milingonë në hartën e botës. Nuk ka kryeministër në këtë planet përveç të zotit të Shtëpisë së Bardhë që të ketë këtë fuqi. Ku kam tradhtuar dhe si kam tradhtuar kur ju jeni ata që keni marrë paratë ruse? Fati i hetimit për këtë andej matanë nuk dihet akoma kurse në Shqipëri i shpëtuat përgjegjësisë falë prokurorisë e cila Gërdecin e mbylli si shpërthim të gabuar dhe 21 janarin si histori vrasjesh pa autor ndërkohë që mbrëmë u dëgjuam shumë qartë zërat e autorëve jo të një vrasje pa autor por të një vrasje në bashkëpunim.Nuk jam unë prokuror lavdi zotit për ju dhe demokracinë. Ka disa raste historia në vende jo demokratike që janë kthyer në demokratike. Në një rast ka vonuar mbi 20 vjet, në një tjetër mbi 30 vjet por duke u tërhequr zvarrë me pizhama, autorët kanë përfunduar ku e kanë vendin, prandaj mos u nxitoni para kohe.

 

Top Channel