Në familjen Hysa janë hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit të bijën Mevluten.
Ndërsa zonja e shtëpisë Kujtimja dhe Elena po luftojnë me jetën në spital pasi mbetën të plagosura pas sulmit brutal të Dan Hutrës. Nusja e shtëpisë Hasime Dafku u varros në Kukës te familja e prindërve.
Në dëshminë e dhënë para uniformave blu Dan Hutra tha se në Kodër Kamëz shkoi për të vrarë ish vjehrrin Zaimin që sipas tij nuk e kishte dëmshpërblyer për ceremoninë e felesës pasi kjo e fundit u prish për shkak të pretendimeve për tradhti. Por fatmirësisht ai nuk ishte në shtëpi dhe autori qëlloi ndaj grave të familjes.
Fqinjët e tregojnë përtej të imagjinueshmes skenën e vrasjes.
“Dy viktimat i gjetëm afër makinës. Të plagosurat ishin brenda. Jemi tmerruar”.
Ndërsa në Kamëz tek banesa Etleva Kurtit kishte rënë heshtja. Nëna që pa teksa iu vra e bija para syve në oborr shkoi në Burrel për të përcjellë në banesën e fundit. Ndërsa i vëllai Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje me pasojë vdekjen po jep sqarime në lidhje me konfliktet që ka pasur me Dan Hurtën në burg që ngjallën këtë hakmarrje.
Megjithëse gjithë vendi u terrorizua nga vrasja e 3 grave dhe plagosja e 3 të tjerave nga duart e tij brenda një ore Dan Hurta është ende gjakftohtë dhe ka treguar me imtësi për grupin hetimor për krimet dhe motivet të cilat i kishte planifikuar me imtësi që në kohën kur ishte në burg. Pasi doli më 16 shkurt vëzhgoi objektivat siguroi armën dhe makinën dhe vuri në jetë planin djallëzor.
Pak para mesditës shkoi në Astir për të eliminuar me thikë pa shkaktuar shumë zhurmë Marjana Gurakuqin të cilën e akuzonte se nuk i kishte kthyer një shumë parash. Falë disa klientëve që hynë në dyqan dhe reagimit të saj ajo mundi të shpëtojë me disa lëndime në dorë dhe në fytyrë. Fill pas kësaj ngjarje ai shkoi në kodër Kamëz ku qëlloi ndaj familjes së ish-bashkëjetueses dhe në fund në Kamëz ku vrau motrën e kundërshtarit të tij në burg. Sipas tij objektivi i radhës ishte një person me vendbanim në Kambinat, i cili sipas tij kishte shitur në vitin 1999 armën me të cilën u vra i ati në Durrës. Por mungesa e një adrese të saktë si edhe etja dhe uria e detyroi atë të shkojë në disa biznese dhe të bjerë kështu në gjurmë të policisë që kishte orë që e kërkonte.
Top Channel