“Boll më”, është thirrja që mblodhi pasditen e sotme pranë Ministrisë se Drejtësisë, qytetarë e aktivistë, që protestuan për ngjarjen e rëndë që tronditi shoqërinë një ditë më parë ku mbeten të vrara tre gra dhe tre të tjera të plagosura.

“Kemi një vrasës që ka vrarë gruan e parë, ka përdhunuar një grua tjetër, ka kërcënuar gjatë gjithë kohës dhe policia nuk e dika që ky është i rrezikshëm”- shprehet një aktiviste.

“Është kthyer Republika e Shqipërisë në një thertore të madhe dhe nuk kemi asnjë veprim, drejtësia na ka braktisur

“Jemi të paktë në numër, mendonim se do ishin bashkuar shumë qytetarë në revoltë dhe për  mos angazhimin e plotë të institucioneve të drejtësisë në ngjarje kaq të rëndësishme”- u shpreh Zhaklin Lakatari.

“Prisja të shihja më shumë gra dhe burra në këtë shesh. Nëse nuk na ngrenë ngjarje të tilla, çfarë do të na ngrejë në këmbë”- shprehet aktivistja Xheni Karaj.

“E liruan për të vrarë gra”, është në ndër pankartat qe u ngritën sot në protestë. Një protestë ku të pakët ishin burrat që mbështetën gratë.

Kjo ngjarje mjaft e rëndë por dhe shumë të tjera që lidhen me dhunën ndaj grave, do ta vijojnë këtë proteste më 8 mars në sheshin “Nënë Tereza” në ditën e gruas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA