Një ish-modele ka dalë në gjyq në Britani teksa paguhej mijëra paundë nga bandat vendase për të kaluar para të thata kriminale në Dubai.
Jo-Emma Larvin, nga Ripon, North Yorkshire, kishte fshehur paratë në bagazhe teksa nisej nga aeroporti i Heathrow ne Londër.
44 vjecarja ish-modele besohet se ishte paguar rreth 3,000 paundë plus shpenzimet për të kryer punën, të cilët sipas prokurorëve e kishte bërë dy herë në vitin 2020.
Në gusht të atij viti, Larvin kreu udhëtimin e parë me të bashkë-akuzuarën Amy Harrison, 27 vjeçe nga Surrey, shkruanin mediat britanike.
Dyshja arritën të kalonin në Dubai rreth 2.2 milionë paundë të fshehura në shtatë valixhet e tyre.
Ndërsa në udhëtimin e dytë të Larvin në shtator, parneri i saj Jonathan Johnson, 55 vjeç, kishte udhëtuar me të.
Prokurorët thanë se 2.8 milionë paundë ishin kaluar ilegalisht nga çifti, të fshehura në tetë valixhe.
Larvin e Johnson u arrestuan në mars 2022.
Anëtarë të tjerë të rrjetit të trafikut përfshinin Beatrice Auty, 26 vjeçe, Liam Rabone, 29 vjeç, të cilët fluturonin në kategorinë e biznesit, ku lejohen më shumë bagazhe për çdo pasagjer.
Ata gjithashtu mbushnin kutitë e vogla të sendeve të pushimeve me sa para të mundnin.
Prokurori Julian Christopher tha: “Secili nga të akuzuarit ka luajtur rolin e tij në transportimin e shumave të mëdha të parave të thata, në kartëmonedha angleze e skoceze, nga Londra drejt Dubait.
“Miliona paundë të fshehura në valixhe kaluan në kontrollet e aeroporteve.
Sipas rregullave britanike çdo shumë më e madhe se 10,000 Euro duhet të deklarohet.
Gjyqi vazhdon.
Top Channel