Vrasja e trefishtë  e grave ditën e djeshme në Tiranë që tronditi mbarë opinionin publik ka sjellë dhe reagimin dhe indinjatën e 46-vjeçarit, Edmond Hoxha në Fier.

I vetëm dhe me një pankartë në dorë , babai i një djali 20 vjeçar ka dalë në qendër të Fierit në forme proteste për këtë krim makabër.

“Ku është burrëria kur ti vret një vajzë, motër, nënë?”,  shkruhet në pankartë ndërsa me lot në sy Edmondi tregon se vrasjet e grave janë jo vetëm dështim i shoqërisë, por dhe i një sërë mekanizmave që nuk kanë funksionuar në shtet.

Nuk është hera e parë që 46-vjeçari Hoxha proteston i vetëm për kauza të ndjeshme teksa për ngjarjen në fjale shpreh keqardhjen që nuk i janë bashkuar dhe qytetarë të tjerë e veçanërisht gratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA