12 persona janë arrestuar në Tiranë nga policia, të cilat akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve u arrestua R. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin, në të cilin kishte një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë .
Një 57-vjeçar P. Xh., 57 vjeç u arrestua pasi dyshohet se ka goditur me grusht dhe ka kanosur me mjet prerës nipin e ti.
Në pranga ra edhe D. V., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur disa pajisje që janë pjesë e rrjetit elektrik, në rrugën “George W. Bush” si dhe S. F., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën një shufër metalike si ato të Policisë.
Për dhunë në familje u arrestuan, D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe M. H., 24 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan: F. Th., 44 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga; Y. R., 41 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. S. M., 45 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen M. D., 21 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën; B. D., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe R. Gj., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Po ashtu, në pranga ka rënë edhe 25-vjeçari E.D., i cili duke drejtuar automjetin, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar E. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Policia njofton se në komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur A. H., 61 vjeçe, aktiviste, e cila ka kallëzuar se persona të paidentifikuar i kanë helmuar qentë për të cilët ajo kujdeset. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel