Ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe do t’i rikthehet burgut edhe për një tjetër vit.
Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin e datës 01.03.2023, të dhënë nga Apeli i GJKKO.
Në vendim thuheh se shtetasi Fatos Tushe, 55 vjeç (ish-kryetar i bashkisë Lushnjë) duhet të kthehet në IEVP, për të vuajtur 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Lushnjë
Sot më datë 02.03.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin e datës 01.03.2023, të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur se shtetasi Fatos Tushe, 55 vjeç (ish-kryetar i bashkisë Lushnjë) duhet të kthehet në IEVP, për të vuajtur 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi F. T. do i dorëzohet IEVP Fier, me qëllim vuajtjen e dënimit.
Si u zbulua abuzimi me tenderin prej 24 mln lekësh
Hetimet e SPAK zbuluan abuzime me tenderin prej 24 milionë lekësh për rehabilitimin e një kanali vaditës në Bishqem të Lushnjës dhe pas hetimeve dyshohet se ish-kryebashkiaku i Lushnjës ka kryer shkelje për dhënien e tenderit në favor të miqve të tij.
Ai u gjykua së bashku me 19 të pandehur të tjerë, punonjës, juristë, drejtorë te ndërmarrjes së pasurive publike të këtij qyteti të përfshirë në shkelje. Tushe ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e SPAK duke thënë se nuk ka bërë shkelje në tendera dhe se ishte detyra e tij të kujdesej për banorët e zonës dhe në këtë mënyrë ka kërkuar pafajësinë. Sipas avokatit të Tushes, i mbrojturi nga ai nuk kishte asnjë kompetencë apo funksion në lidhje me procedurat e prokurimit që të nënshkruajë akte të tilla dhe sipas tij vlerësimet mbi të nuk janë objektive dhe akuzat nuk mbrohen me fakte konkrete.
Për Flamur Peqinin prokuroria e posaçme kërkoi 3.4 vite burg, Ibrahim Lamin 1.6 vite, Gazmend Çelën 1.8 vite, Gentian Nushin 2.8 vite, Leonard Sefën 1.8 vite, Blerta Turkun 1.8 vite, Xhemal Haskon 1.8, Andri Musho 1.4 vite, Margarita Gjermeni 1.8 vite, Bektash Nexha 1.4 vite, Ani Simoni 1.4 vite. Në vendimin e dhënë ndaj tyre, të pandehurit përfitojnë gjykimi të shkurtuar sipas SPAK dënimi duhet të zbresë në shërbim prove për tre vite.
Top Channel