Zv. kryeministrja njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në fjalën e saj në seancë plenare mbi çështjen “McGonigal” tha se opozita po shpif.

“Është përpjekje e non gratave për të tërhequr vëmendjen në një cështje tjetër. Si keni arritur të ridikulizoni PD, që protestat i ka patur si instrument për të mbledhur ata njerëz që humbnin, diku. Tashmë edhe atë e keni humbur totalisht. Narativën sot e keni ngritur për të mbuluar historinë e një partie që e kishit e bëtë fije fije, e shkatërruat dhe sot nuk dini ku keni as kokën e as këmbët. Shqiptarët e kanë të qartë kush është kufoma politike, Kush u ngrit nga varri për të na folur si konstadini. Tani ju flet Frojdi apo cfarë keni. Kush u thërrit nga varri këtë e dini shumë mirë. Nuk bëhet fjalë këtu as për Ramën as për PS, kalorësin e vdekur e keni në radhët tuaja. E dini shumë kush është varri.

Ju keni një hall të madh, keni hallin për nesër, po ne nuk ua zgjidhim dot. Kujtoni se bëjmë ne gjëra që keni bërë ju. Ne kemi shumë punë, kjo është një qeveri në krye të vendit, kemi kaluar nga një zgjedhje në tjetrën me ballin lart. Ju e kishit 8 vite. Dhe ende sot po lajmë baltëb tuaj. Nuk kemi asnjë interes se kush do mbajë vulën e flamurin, apo kalin blu. Stresin tuaj të brenshëm duhet ta mbajnë shqiptarët në kurriz? Ju vini këtu dhe bëni shpikje me filma të Netflix se si kryeministri mbaka në dorë FBI. Ka një gjë që dua të sqaroj, mbi Duçkën. Ka marrë pasaportë dipliomatike në 2015 si zv/Ministër i Energjisë. Pse nuk i është tërhequr? Sepse nuk i është tërhequr askujt. Pasaportën nuk ia ka dhënë Rama as për të sjellë Nezën e as McGonigal’ u shpreh Balluku.

 

Top Channel