Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Kuvendi se maxhoranca po shkel Kushtetutën duke mos lejuar komisionin hetimor për aferën Rama-McGonigal.
Berisha:
Po lexoni një nen të rregullores, dhe po shkelni me dy këmbë një nen themelor të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili detyron parlamentin të ngrejë komisionet hetimore, pasi firmosin ¼ e deputetëve të parlamentit.
Deputetët e parlamentit kanë sjellë një Komision Hetimor për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për një nga aferat më tronditëse të kohës, implikimin direkt të kreut tuaj në rekrutimin, korruptimin e kryeagjentit të FBI si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare
Veprimtaria Rama-McGonigal, dhe veprimtari antiligjore dhe antikushtetuese në të dy vendet, ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë. Janë një seri çështjesh që duhet të marrin përgjigje nga komisioni hetimor parlamentar.
Kurrë Shqipëria nuk mund të kapërcejë këtë problem të tmerrshëm të krijuar nga një njeri që nuk ka asnjë parim, asnjë ligj, normë apo Kushtetutë përveç interesave të tij personale.
Kemi të bëjmë me një nga aktet më të shëmtuara midis dy vendeve mike dhe partnere, kemi të bëjmë me një nga aktet më më antikushtetuese në një vend ku u përdorën të gjitha mjetet për shkatërrimin e opozitës, ku përdoren të gjitha mjetet për shkatërrimin e opozitës. Kemi të bëjmë me një grup mafioz që përdori pushtetin e FBI dhe të qeverisë për të gjobitur si ordinerë biznesmenë në rrugët dhe klubet e Tiranës dhe Durrësit dhe qyteteve të tjera të vendit.
Top Channel