Në emision Top Story mbrëmjen e djeshme është publikuar një pjesë e regjistrimit të urdhrave që jepte Ndrea Prendi komandanti i gardës më 21 janar të vitit 2011 gjatë protestës së opozitës. Audioja është treguar nga gazetari Artan Hoxha.
Artan Hoxha: Është diku tek një minutë e 21 sekonda dhe është momenti para gjatë dhe pas urdhërdhënies për vrasje.
Pjesë nga audiopërgjimi:
Ndrea Prendi Komandant i Gardës: Dashamir: Gati për zjarr ushtarak
Dashamir Shehi: Po ju kuptova, gati të gjithë luanët
Ndrea Prendi: Nëse do hynë Brenda, do të hapet zjarr luftarak për t’i asgjësuar…
Dashamir Sheu: Ju kuptova!
Ndrea Prendi: Mos qëlloni me luftarak akoma. Në ajër, në ajër. Zjarr manovër në ajër.
Ndrea Prendi: Dashamir ku je?
Dashamir Shehi: këtu jam, këtu jam
Ndrea Prendi: Bëju thirrje nga altopolanti. U kalu kufiti do hapet zjarr luftarak
Dashamir Shehi: Largohuni nga hyrja. Largonu nga kordonet e sigurisë, do zbatojmë ligjin.
Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Andrea Prendi: Ky është urdhri
Ndrea Prendi: Dashamir më dëgjon?
“Dy efektiva të njësisë speciale ta ta ta gjakos”, (Menjëherë dëgjohen krisma)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Dy dyshe, dy dyshe të godasin këta që janë të porta. T’i dogasin, t’i godasin fortë
Kjo provë është dërguar në prokurori nga familjarët e viktimave dhe SPAK ja kaluar prokurorisë së Tiranës për verifikim. Audio e 12 viteve më parë ka ndezur debate në Kuvend dhe socialistët gjetën momentin për të përsëritur sërish akuzat.
Rama: Këtu në Shqipëri ju i shpëtuat përgjegjësisë falë asaj prokurorie e cila gërdecin e mbylli si shpërthim teknikisht të gabuar dhe 21 janarin si vrasje pa autor ndërsa mbrëmë u dëgjuan shumë qartë zërat e një vrasje në bashkëpunim, ka vonuar shumë mbi 20 vite në një rast tjetër mbi 30 vite por autorët kanë përfunduar aty ku e kanë vendin kështu që mos u nxitoni para kohe.
“Ndrea Prendi sapo del nga zyra e Berishës jep urdhër për të asgjësuar popullin opozitar që protestonte në shesh dhe pastaj vjen momenti që qëllohet nga pistoleta e Ndrea Prendit dhe nga automatiku I një nga oficerëve të gardës me zjarr luftarak.”- tha Taulant Balla.
Top Channel