Me urdhër të prokurorisë dhe ende pa një klasifikim të veprës penale është arrestuar kapiteni rus i anijes ccisternë që theu embargon e naftës me Rusinë.

Ndaj 47-vjeçarit Alexey Smaznov, kapiteni i anijes cisternë “Grace Felix” e sekuestruar  me një sasi prej 22 500 tonë naftë në bord, janë ngritur përkohësisht akuzat për kontrabandë me mallrat e akvizës dhe tregtim e transportim të mallrave kontrabandë. Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ende nuk ka një klasifikim të veprës penale për rastin dhe po punohet intensivisht për të verifikuar dyshimet e ngritura për origjinën e naftës. Ndërkohë thyerja e embargos së naftës nuk përbën vepër penale në legjislacionin tonë.

Më 19 shkurt, u finalizua operacioni policor i koduar “Embargo”, në kuadër të të cilit u bllokua anija me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me mungesa në dokumentacion. Nafta ishte porositur nga një kompani shqiptare në pronësi të familjes së Piro Bares dhe do të shkarkohej në Romano Port.

Kjo nuk ndodhi pasi autoritetet doganore dhe policore konstatuan mungesën e certifikatës së origjinës duke ngritur dyshimet për origjinën e mallit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se  ngarkesa është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Nafta dyshohet se u mor në det të hapur, në ujërat greke, pranë portit të Kalabatës, nga një anije turke. Hetimet vijojnë, ndërsa anija vijon të jetë e sekuestruar deri në një vendim të dytë nga organi i akuzës durrsake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA