Familjarët e të plagosurve në Larisa presin të dëshpëruar jashtë spitalit për të mësuar mbi gjendjen e të afërmve të lënduar pas përplasjes së trenave.

Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës.

Si pasojë 38 persona kanë gjetur vdekjen dhe 85 janë plagosur, prej të cilëve 25 ndodhen në gjendje kritike. 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.

 

 

 

Top Channel