Foto ilustruese

Një 40-vjeçare është plagosur me thikë ditën e sotme në Astir.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me vrasjet në Kamëz, pasi autor i plagosjes mendohet të jetë i njëjti që i mori jetën dy grave.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga policia, por burime bëjnë me dije se autori dhe e plagosura mund të kenë pasur lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa gruaja është jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”.  Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA