Mbrëmjen e kësaj të mërkure në Lezhe është shfaqur një muze virtual me imazhe të 2 marsit të vitit 1444, muze i cili vjen në vigjilje të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
Të gjitha anët e memorialit u “veshën” me figurat më të rëndësishme të kësaj “Besëlidhje”.
Muzeu virtual që bëhet për herë të parë në kuadër të Besëlidhjes së Lezhës, tërhoqi vëmendjen e shumë qytetareve të cilët e vizituan nga afër memorialin e Gjergj Kastriotit, duke pare dhe fokusuar në celularin e tyre imazhet e Besëlidhjes së Lezhës.
Aktivitetet në kuadër të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Princave Shqiptar kanë nisur që që mbrëmjen e 28-shkurtit teksa në malin e Shelbuemit u shfaqen një projeksion dritash me simbolet kryesore të kësaj feste.
Këto veprimtari të veçanta po organizohen në përkujtim të kësaj ngjarje mjaft të rëndësishme për kombin shqiptar siç është Besëlidhja e Lezhës, ku është propozuar nga deputetit i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, Eduard Ndreca që të kthehet dhe në feste zyrtare.
Top Channel