Gardiania e re paguhej mijëra paundë nga i burgosuri grabitës për t’i dërguar foto intime (fotot)

01/03/2023 17:45

Një oficere burgu është burgosur në Britani pasi i dërgonte foto intime një të burgosuri, i cili e paguante rryshfet mijëra paundë për foto e objekte seksuale, dhe te tjera abuzime të detyrës së saj.

25 vjeçarja Rachel Martin, e cila punonte në burgun HMP Guys Marsh pranoi lidhjen intime me të burgosurin Raymond Abraham.

Përveç mesazheve intime gruaja i dërgonte gjithashtu pako me veshje dhe objekte të ndaluara.

Në gjykatën e Bournemouth u tha se gruaja kishte marrë më shumë se 12,000 paundë nga Abraham, madje i kishte thënë një mikeshës së saj se “Ray do të paguajë faturat e mia për sa kohë të kem nevojë”.

Prokurorja Jodie Mittell tha se shumë ishte llogaritur duke analizuar të dhënat bankare të transfertave e depozitave.

Në gjykatë u tha se Martin kishte pësuar kontrollin e parë nga zyrtarë të burgut në 3 mars 2021, kur një vibrator elektrik iu gjet në xhep.

Tre ditë më vonë kontrolli në qelinë e Abraham zbuloi një celular, dy karta memorieje USB ku kishte pamje në të brendshme të Martin.

Ata gjetën gjithashtu të brendshme grash nën jastëkun e Abraham.

Martin dha dorëheqjen nga puna më 8 mars por marrëdhënia e tyre kishte vijuar.

Të dhënat tregonin se 279 telefonata kryesisht video ishin kryer mes të dyshuarve në një periudhë prej dy muajsh.

Në gjykatë u tha se Abraham, i cili ishte 40 vjeç në kohën e krimit, kishte precedentë të shumtë kriminalë.

Ai ishte dënuar me 10-vjet burg për pjesën e tij në shpërthimin e një automati bankar nga ku ishin vjedhur 120,000 paundë.

Avokatja mbrojtëse Claire Mawer tha se Martin ishte joshur nga Abraham, në një kohë të vështirë sentimentale, kur sapo ishte ndarë nga i dashuri dhe kishte shkuar të jetonte me të motrën.

Ajo tha: “Ajo ishte një vajzë e re, naive, dhe e dobët në atë moment”.

“Kurse burri ishte më i madh dhe me histori kriminale. Ai kishe nisur kontaktet me zonjushën Martin, dhe insistonte në vijimin e tyre.

“Është e qartë se paratë që ai i dha ishin pjesë e strategjisë së joshjes”.

Ish-gardiania Martin pranoi shumicën e shkeljeve dhe u dënua me 16 muaj burg.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA