Organizatat shqiptare janë imponuar në territoret italiane duke operuar në aleancë të ngushtë me mafian e apenineve në trafikimin e drogës.

Operacionet ndërkombëtare “Shefi”, “Kulmi” dhe “Shpirti” zbuluan një prej organizatave më të strukturuara me qark të mbyllur, nga prodhimi te shpërndarja.

Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story zbërthen me dokumente ekskluzive operimin e grupit të “Lanit” të Vlorës dhe bashkëpunimin me organizatat puljeze.

Nga implikimi i shoqëruesve të ish-ministrit Saimir Tahiri, te sigurimi i rrugëve të lira të drogës nga oficerët e policisë.

Investigimi zbulon për herë të parë dëshminë e të penduarit që implikon prokurorin e rëndësishëm që sot është pjesëtar i SPAK.

 

Top Channel